Mbetën të bllokuar te liqeni i Shtrazës në Lëpushë, shpëtohen 2 turistë belgë

Dy turistë belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në liqenin e Shtrazës janë shpëtuar nga policia këtë të enjte (15 gusht).
Sipas policisë, turistët kishin qenë duke eksploruar liqenin, por për shkak të problemeve shëndetësore kishin mbetur të bllokuar.
Operacioni për shpëtimin e tyre zgjati 4 orë për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa u krye në bashkëpunim edhe me policinë malazeze për shkak se vendi ku ata kishin mbetur të bllokuar ishte më thjeshtë i aksesuesëm nga vendi fqinj. 2 turistët ndodhen në spital, ndërsa fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




