Nis vendosja në punë e dy gjeneratorëve të prodhimit të energjisë elektrike “Tigri 1” dhe “Tigri 3”

Ka nisur mesditën e kësaj të enjte (15 gusht) vendosja në punë e dy gjeneratorëve të prodhimit të energjisë elektrike “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, dy gjeneratorët do kryejnë testin e provës 72 orësh për të testuar efikasitetin e tyre, procedurë që pason me marrjen në dorëzim nga KESH i dy gjeneratorëve.
“Tigri 1” dhe “Tigri 3” janë vendosur në zonën e triportit Vlorë, ndërsa që prej mbërritjes (2 vite më parë) kanë qenë në proces kolaudimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




