Zjarri në Malin e Thatë, prej 7 ditësh vijon lufta me flakët, rreth 80 forca në terren

Aktualitet | 2 vite më parë

Prej 7 ditësh vijon lufta me flakët për të shuar vatrën e zjarrit në Malin e Thatë, pranë Parkut Kombëtar të Prespës.

Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski bëri me dije se është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të forcave të angazhuara të cilët kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes.

“Shpresojmë që sot të jetë dita vendimtare, sikurse e parashikojnë specialistët . Flakët janë qetësuar”, tha ai.

Nga ana tjetër Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole tha se kanë organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku e nëse do të lindë nevoja, do të kërkojnë angazhimin e mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri.

“Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet duke shpresuar që nuk do te jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri”, tha Jole.

Në terren janë duke punuar rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sipërfaqja e prekur është kryesisht kullotë në masën rreth 90% dhe rreth 10% e saj masë pyjore.

Gazetare: G. Sali   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme