“Tempulli 3”- Shisnin kanabis në lagje të ndryshme të Tiranës, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet në kuadër të operacionit “Tempulli 3”, pasi shisnin lëndë narkotike në doza.

Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, bëhet me dije se dy 30-vjeçarë janë kapur me lëndë narkotike kanabis me vete.

Këta dy persona, siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza dhe e shisnin në lagje të ndryshme të Tiranës.

“Në Laprakë u konstatua automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

Në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme