Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, vranësira të pakta dhe temperaturat mbi 40 gradë

Aktualitet | 2 vite më parë

E Martë 12 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore pasdite. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/37°C

– Zonat e ulëta      22/41°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Kosova për dt. 13 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –19°C në mëngjes deri në 33°C –38°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 13 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim pasdite. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7-15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     18/37°C

– Zonat e ulëta      22/40°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme