Gjuhadoli i preferuar i turistëve, një zonë unike prej arkitekturës

Aktualitet | 2 vite më parë

Një prej rrugëve më të frekuentuara në Shkodër gjatë këtij sezoni mbetet zona muzeale e Gjuhadolit.

Turistë të shumtë e vizitojnë për t’u njohur nga afër me arkitekturën dhe ndërtesat e ngritura mbi 100 vite më parë.

Kjo zonë mbetet unike në Shqipëri sa i përket arkitekturës dhe mënyrës së ndërtimit.

“Kjo është rruga e parë urbanistike në historinë e arkitekturës shqiptare. Është ndërtuar nga arkitekti Kol Idremeno. Ajo ka vlera të patjetërsueshme dekorative, në pjesën e fasadave, me elemente florale, detare, si guaskat. Është një stil Veneto. Ndërhyrjet që u bënë për ta kthyer në pedonale ia kanë shtuar vlerën, sepse është konceptuar si një ansambël i përbashkët arkitekturor,” thotë skulptori dhe restauratori Petrit Bilali.

Kjo zonë muzeale po mban peshën më të madhe të gjallërisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ku lokale të shumta janë të vendosura në këtë rrugë. 

Gazetar: Luan Kadija 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme