Zjarret kërcënojnë kodrat e Labovës në Gjirokastër, por izolohen gjatë natës

Aktualitet | 2 vite më parë

Zjarret nga temperaturat e larta po bëhen një kërcënim për zona të ndryshme të vendit.

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër njoftoi se gjithë natën forcat e saj kanë luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen drejt fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Pas një riorganizimi në pikat kyçe për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta izoluar zjarrin, në operacion u bashkuan 37 forca vullnetare nga Bashkia, punonjës dhe 14 efektivë zjarrfikës.

Njëri grup u përpoq për izolimin e zjarrit në drejtim të fshatit Labovë, ndërsa grupi tjetër po mbulon zonën në drejtim të malit. Zjarri është nën kontroll.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme