Murtaja e bagëtive në rajon, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast në Shqipëri, ndërpremë importin

Aktualitet | 2 vite më parë

 

Gjendja epizootike në Shqipëri është e pastër. Nisur nga gjendja epizootike në rajon  si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj l, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë me dije se aktualisht nuk është konstatuar asnjë rast me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, ndërsa rastet me Brucelozë dhe Tuberkuloz janë sporadike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se MBZHR, AKVMB, AKU kanë marrë masat përkatëse duke ndërprerë importin e të imtave nga vendet ku është shfaqur sëmundja, si dhe në bashkëpunim me policinë janë ngritur grupe kontrolli për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit.

“MBZHR, AKVMB, AKU në bashkëpunim dhe me  institucione të tjera po ndjekin nga afër gjithë situatën, si dhe janë marrë masa për :

-ndërprerje të importit të të imtave nga vende ku është shfaqur sëmundja;

-AKVMB ka ngritur grupe pune për sensibilizimin e trupës së saj inspektuese dhe të blegtorëve;

-janë informuar fermerët për shenjat e klinike të sëmundjes dhe masat që duhen marrë në çdo rast dyshimi;

-në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare janë ngritur grupe të përbashkëta kontrolli në akset nacionale dhe zonat kufitare për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit. Këto grupe janë të gatshme 24 orë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme