Kumbaro: Turistët edhe gjatë mbrëmjeve vijojnë aktivitetet në Vjosë

Aktualitet | 2 vite më parë

Lugina e Vjosës karakterizohet nga veçori të shumta natyrore: rrjedhën e rrëmbyeshme, kanione, burimet ujore, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme, peizazhe panoramike të papërsëritshme, fshatra karakteristikë etj.

I konsideruar si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, me gjithë këto veçanti, që ndërthuren në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, e bëjnë këtë pjesë të Vjosës perfekte për sporte ujore, siç është edhe rafting.

Për të promovuar këtë turizëm , ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga turistët, të cilët vijojnë aktivitetet e tyre sportive edhe gjatë mbrëmjes.

“Vjosa është po aq magjike  dhe sfiduese edhe përgjatë mbrëmjeve ku turistët nuk hezitojnë të vijojnë me aktivitetet e shumëllojshme”, shprehet Kumbaro.

Aventurierët përshkojnë me gomone lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km. Rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë në vende të tjera me thellësi më të madhe.

Turizmi i aventurës gërshetohet shumë mirë në Përmet me traditën, kulinarinë e mikpritjen.

Turistët janë gjithmonë në kontakt të drejpërdrejtë me natyrën e paprekur të luginës, me njerëzit, historinë, traditat.

Rafting në lumin Vjosë ofrohet për të gjithë të apasionuarit pas natyrës së egër, aventurës, adrenalinës dhe sporteve në natyrë.

Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.

Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Evropë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.

 

 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme