Policia njofton se një i paraburgosur ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar atak kardiak

Aktualitet | 2 vite më parë

Shtetasi Hekuran Myrtaj, i cili ishte i paraburgosur dhe po vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë në QSUT për shkak të një arresti kardiak.

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se i paraburgosuri ka humbur ndjenjat gjatë qëndrimit të zonën e ajrimit në orën 17:03 minuta.

 “Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe ndihmës mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.  Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes”, thuhet në njoftim.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme