Situatë e qetë në Kakavijë, në 24 orë kanë lëvizur 7640 shtetas dhe 2512 automjete

Aktualitet | 2 vite më parë

Pushimet verore po sjellin në Shqipëri një numër të lartë emigrantësh që jetojnë e punojnë në shtetin grek.  Gjate 24 orëve te fundit lëvizja në të dyja anët e kufirit shqiptaro –grek  ka shkuar në 7640 shtetas, nga të cilat 4695 në hyrje dhe 2945 në dalje, ndërkohë që edhe numri i automjeteve ka shkuar në  2512, nga të cilat 1493 në hyrje dhe 1019 në dalje.

Për të shmangur radhët e pritjes në pikën më të madhe tokësore në vend ,atë të Kakavijës , policia shqiptare po punon me 5 sportele  3 në hyrje 2 në dalje, ndërkohë që ajo greke me 4 sportele, 2 në hyrje 2 në dalje.

Numri më i madh i shtetasve të cilët kanë hyrë në Shqipëri është shënuar në orët e para të mëngjesit, kjo edhe si shkak i orareve të kthimit të linjave të autobusëve.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër bën me dije se muaji gusht në këtë pikë kufitare pritet të shënoj  një numër i lartë emigrantësh, të cilët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, ndërkohë që po merren masa duke realizuar edhe takime me palën greke për të shmangur radhët e pritjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme