Moti – Dita e sotme do të jetë me diell. Vranësira me reshje lokale e stuhi në juglindje

Aktualitet | 2 vite më parë

Antickloni afrikan tërhiqet duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave në pellgun e Mesdheut.

E Diel 04 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje locale. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/32°C

– Zonat e ulëta      20/36°C

– Zonat bregdetare 24/33°C

Kosova për dt. 03 Gusht 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –20°C në mëngjes deri në 31°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 05 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/33°C

– Zonat e ulëta      20/38°C

– Zonat bregdetare 24/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme