Ujëvara e Topojanit, ambientalistët duan të shpallet monument natyror

Atraksionet turistike të Kukësit po vizitohen vit pas viti në numër të shumtë nga vendas dhe të huaj.
Bukuria që të ofron e gjithë rruga e Grykës së Vanave të fton në disa nga pikat më tërheqëse të kësaj zone, ndër to edhe Ujëvara e Topojanit.
Vetëm në këtë zonë të Kukësit janë shpallur gjashtë monumente natyrore.
Ambientalisti Bukurosh Onuzi ka propozuar që pjesë e këtyre monumenteve të jetë edhe Ujëvara e Topojanit.
“Ndodhemi në një zonë, që është pjesë lidhëse e parkut Korab-Koritnik, një zonë e mbrojtur e cila ka krijuar disa shtigje natyrore për ta bërë më interesant këtë atraksion shumë të lakmuar,” thotë z. Onuzi.
Ambientalisti këshillon që këtyre bukurive duhet t’ju marrim maksimumin, pa i dëmtuar.
“Dhe për të rinjtë, që sot janë 100–200 veta duke e përdorur si pikë plazhi, ta mbajnë pastër dhe të interesohen për mjedisin,” shprehet ai.
Ujëvara e Topojanit është një atraksion natyror që e shpërblen me çlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e një vizitori.
Mirëmbajtja dhe informacionet për këtë atraksion turistik duhet të jenë në mënyrë të vazhdueshme, e kështu që të jetë e gatshme për të mirëpritur vizitorë të tjerë.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




