4150 udhëtarë dhe 1350 autovetura brenda një dite  në Portin e Durrësit

Aktualitet | 2 vite më parë

Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.

Kryeministri Edi Rama ndau të shtunë në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit mëngjesin e së shtunës.

“Numri i pasagjerëve të mbërritur nga Italia vetëm në mëngjes ishte 4150 dhe 1350 autovetura”, shkruan Rama.

Me nisjen e sezonit veror në portin e Durrësit pati një fluks të lartë të udhëtarëve.

Fluksi progresiv solli edhe lundrime të dyfishta, me qëllim përballimin e fluksit, që ishte i përqendruar në hyrje për në Shqipëri.

Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj. Shifra shënon një rritje me 34% krahasuar me vitin e kaluar.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme