Dronët “Bayraktar” zhvillojnë me sukses fluturimet e para natën

Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën, njofton ATSH.
Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve shqiptarë në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese.
Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik.
Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për identifikimin e objekteve.
Dronët Bayraktar iu shtuan flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si pjesë e modernizimit të mjeteve të saj, për të rritur kapacitetet, jo vetëm në operacionet e stërvitjet ushtarake, por edhe në mbështetje të operacioneve të emergjencave civile apo në monitorimin e territorit, për të ndihmuar me imazhe sa më të sakta institucionet e vendit.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




