Mbrojtja Civile: Shuhet zjarri në Shëngjin. U angazhuan mbi 308 efektivë nga FA

Aktualitet | 2 vite më parë

Shuhet zjarri në Shëngjin. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se pas më shumë se 4 ditësh është bërë i mundur neutralizimi i flakëve që pushtuan pyjet dhe kullotat, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, Bashkia Lezhë.

Mbrojtja Civile shprehet se për shuarjen e zjarreve u angazhuan mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.

Angazhim dhe koordinim me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.

“Vlerësim, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi!”, thekson në njoftim Mbrojtja Civile.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme