Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë me rënie

Masat ajrore më të freskëta nga atlantiku do të depërtojnë në shtresat e larta të atmosferës duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave.
E Mërkurë 31 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/34°C
– Zonat e ulëta 22/38°C
– Zonat bregdetare 24/37°C
Kosova për dt. 31 Korrik 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –15°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 01 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/32°C
– Zonat e ulëta 18/38°C
– Zonat bregdetare 20/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




