Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive

Aktualitet | 2 vite më parë

Situata me zjarret në vend vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë ende 5 vatra. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, 19 prej të cilave janë vënë nënë kontroll.

Vijon të jetë aktive vatra në vendgrumbullimet e mbetjeve në Vlorë, për të cilin, sipas Ministrisë, janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qendror dhe subjekte private.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarreve në fshatin Malecaj të Lezhës, në fshatin Torovicë, në fshatin Kameras të Durrësit dhe në Zogaj të Tropojës.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri. Janë izoluar 19 vatra. 633 forca operacionale të angazhuara për shuarjen e zjarreve. Vijojnë aktive zjarret në vendgrumbullimet  e mbetjeve të bashkisë Vlorë, në fshatin Malecaj Lezhë që vazhdon me intensitet të ulët. Po në këtë bashki, zjarri në fshatin Torovicë është drejt shuarjes totale. Është aktive vatra e zjarrit në fshatin Kameras bashkia Durrës. Zjarri në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë”, njofton ministria.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme