Pogradec, djali dhunon babanë e moshuar, ky e plagos me çifte

Aktualitet | 2 vite më parë

Përdorimi i alkoolit ka shkaktuar një dramë familjare në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku djali, në gjendje të dehur, ka dhunuar babanë e moshuar 83 vjeç.

Ky i fundit, më pas, ka marrë një çifte gjahu dhe ka qëlluar mbi të birin, i cili, sipas informacioneve, ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, rreth orës 18:40 të së mërkurës, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të  tij.

“Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç. Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe  ka plagosu  djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.”, njofton policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë  shoqërimin e 83 vjeçarit  në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme