Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës rekomandon marrjen e masave për punëtorët e ndërtimit

Aktualitet | 2 vite më parë

Për shkak të temperaturave shumë të larta me të cilat po përballet vendi, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) rekomandon marrjen e disa masave për punëtorët në sektorin e ndërtimit.

Sipas ISHPSHSH, për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëve, rekomandohet riprogramim i punës në natyrë në orë më të freskëta të ditës dhe shmangie e punës në diell kur janë temperaturat ekstreme.

Po ashtu, rekomandohet që punëtorëve t’i sigurohen pushime më të shpeshta gjatë orarit të punës dhe sigurim i aksesit falas në ujë të pijshëm. Gjithashtu, ISHPSHSHS rekomandon edhe pajisjen e punëtorëve me mjete mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta.

“Këto masa janë të rëndësishme për të siguruar që punëtorët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, duke minimizuar rrezikun e lodhjes, goditjes nga nxehtësia dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me stresin e nxehtësisë“, thuhet në njoftim.

Të gjitha rekomandimet e ISHPSHSHS

▪︎Rritja e mbikëqyrjes së punëmarrësve nëpërmjet personit përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë si dhe forcimi i sistemeve të SSHP-së në subjektet përkatëse.

▪︎Përfshirja e masave parandaluese në Dokumentin e Vlerësimit të Riskut duke marrë parasysh kushtet e nxehta të motit.

▪︎Riprogramimi i punës në natyrë në kohë më të freskëta të ditës dhe shmangia e punës në diell kur është në maksimum.

▪︎Sigurimi i pushimeve më të shpeshta për punëtorët dhe krijimi i “Cool Zone”.

▪︎Sigurimi i aksesit falas në ujë të pijshëm të freskët gjatë gjithë kohës së punës.

▪︎Inkurajimi i heqjes së pajisjeve mbrojtëse individuale gjatë pushimit për të parandaluar mbinxehjen.

▪︎Pajisje mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta si kapele të forta që nuk depërtojnë nxehtësinë dhe veshje që mbrojnë nga dielli.

▪︎Siguroni krem elastik ndaj diellit për punëtorët që janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë ditës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme