Pr.ligji ”Për Policinë e Shtetit”, Balla: Synimi themelor, reformimi dhe ngritja në tjetër nivel i Policisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot projektligjin ”Për Policinë e Shtetit”, në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili ka synim themelor reformimin dhe ngritjen në një nivel tjetër të Policisë së Shtetit.

Balla gjatë fjalës së tij tha se Projektligji i ri ka efekt afatgjatë, sesi duhet policia në 2030, kur Shqipëria është anëtar i Bashkimit Europian. 

“Statistikat kanë fakte, ato tregojnë se në forma të ndryshme indikatorët e luftës kundër kriminalitetit, kanë patur përmirësim drastik, më i miri në këto 33 vite.

Meqenëse u përmend njëri prej tyre, vrasje me dashje nëse në 2012 kishte 125 vrasje me dashje, në 2023 kemi, gati 3 herë më pak, 35 vrasje. Kjo është një rënie drastike më e dukshmja në të gjitha vendet e BP.

Ky p.ligj do të na mundësojë krimin e kapacitete të munguara në PSH, forcojnë strukturat aktuale, eliminimin e veprimtarive korruptive, një nga prioritetet e mia. Policia pranë komuniteteve është fryma e ligjit. 

Ligji përmirëson organizimin e PSH, proceset dhe procedurat e brendshme, garanton ecjen në karrierë të punonjësve të Policisë. Legjislacioni aktual nuk i ka dhënë mundësitë reale të bëjnë një karrierë të pa ndikuar nga aktorë të tjerë, veç meritokracisë. Ndaj kemi ardhur sot në Kuvend, kërkojmë të marrim mbështetjen tuaj se përafrojmë karrierën brenda PSH me standardet më të mira të BE. 

Sapo ne ta miratojmë zyrtarisht do t’ia dorëzojmë edhe Kosovës, që na kanë kërkuar ligjin si model, sepse kemi një plan A, anëtarësimin në BE, nuk kemi plan B. 

Përmirësojmë rekrutimin, duke rregulluar një gabim në heqjen e sistemit ‘Bachelor’. 

Ligji përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese. Gjej rastin ti falënderoj një për një, anëtarët e Komisionit, nga Kryetari, nënkryetari për mbështetjen e dhënë për PSH”, tha Balla.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme