Operacion antikanabis në qarkun e Shkodrës, asgjësohen mbi 29 mijë bimë

Policia ka zhvilluar një operacion të gjatë kundër kultivimit të kanabisit në Shkodrë, ku për pasojë janë asgjësuar 29 mijë bimë.
Operacioni është kryer në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, ndërsa në mbështetje të policisë ka qenë edhe një helikopter i Forcave Ajrore, për shkak të terrenit shumë të vështirë.
Në fshatin Kokëdodë të Fushë Arrëzit u vu në pranga një 56-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i kultivimit të 70 bimëve të kanabisit.
Policia njofton se operacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




