Rama: Turistët e huaj kanë “sulmuar” vendin, sezon i jashtëzakonshëm në Shqipëri

Aktualitet | 2 vite më parë

Edhe këtë vit plazhi i Sazanit dhe Karaburunit në qytetin e Vlorës vijojnë të mbeten atraksionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka urur mirëmëngjesi përmes një videoje të publikuar në Facebook ku një numër i madh i pushueseve vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” bregdetin e ishullit të Sazanit.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme