Moti – Dita e sotme do të jetë me diell. Temperaturat do të jenë deri në 41 gradë

Aktualitet | 2 vite më parë

Antcikloni afrikan po intesifikohet në gjerësitë gjeografike të Mesdheut ku presim temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.

E Martë 16 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell, dhe shtim të vranësirave në verilindje me stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/40°C

– Zonat e ulëta       23/42°C

– Zonat bregdetare 26/39°C

Kosova për dt. 16 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 37°C –40°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 17 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell nëbregdet, në verilindje do të kemi vranësira dhe reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/42°C

– Zonat e ulëta       23/43°C

– Zonat bregdetare 26/39°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme