Ish-presidenti Trump lëshon një deklaratë pas tentativës për vrasje

Ish-presidenti Trump lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin e të shtënave në tubimin e tij në Pensilvani në TruthSocial.
“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë për të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pennsylvania. Më e rëndësishmja, dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit në tubim i cili mbeti i vrarë, si dhe familjen e një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë të ndodhë në vendin tonë për momentin nuk dihet asgjë për gjuajtësin, i cili tashmë ka vdekur. Unë jam qëlluar me një plumb i cili shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë, e kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, dhe menjëherë e ndjeva se çfarë po ndodhte.
Zoti e bekoftë Amerikën!“, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




