Djegia e automjeteve në rrugë, ekspertët: Kontrolloni mjetin çdo ditë, pajisuni me bombolat fikëse të zjarrit

Temperaturat e larta dhe jo vetëm kanë rritur numrin e rasteve të djegies së automjeteve në rrugët e vendit, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe pasagjerëve.
Për të evituar ngjarje të tilla, ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës u kujtojnë ligjin shoferëve, të cilët janë të detyruar që të pajisen me fikëset e zjarrit, për ndërhyrje të menjëhershme.
Ekspertët kanë edhe një apel për çdo drejtues automjeti.
“Duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo drejtuesi të automjeti që automjetin ta mbajë në gjendje të mirë teknike, ta rregullojë hera herës duke bërë kontrollin e mëngjesin. Çdo shofer duhet të kontrollojë gjendjen e mjetit para lëvizjes”, tha eksperti.
Fikëset e zjarrit janë bombola gazi që nuk përmbajnë gaz djegës. Ato përmbajnë kryesisht shkumë që shërben për shuarjen e zjarrit.
Fikja e zjarrit realizohet duke hedhur shkumën rrotull vatrës së zjarrit me qëllim parandalimin dhe eliminimin e flakëve.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




