Inceneratori i Tiranës- SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, s’jepen detaje për operacionin

Aktualitet | 2 vite më parë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka lëshuar tetë urdhër-arreste për dosjen e inceneratorit të Tiranës, të cilat u kërkuan nga prokurori Dritan Premçi dhe u firmosën nga gjyqtarja, Irena Gjoka.

Radio Televizioni Shqiptar kërkoi konfirmim të këtij operacioni, por SPAK tha zyrtarisht se nuk do që të ndajë detaje për publikun.

Ndërsa të dhënat konfidenciale nga Policia e Shtetit, bënë të ditur se asnjë nga masat e sigurisë nuk është ekzekutuar, pasi nga sistemi TIMS rezulton se individët, ndaj të cilëve janë lëshuar këto masa, rezultojnë të jenë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për: Denisa Tollkuci,  Endrit Habilaj, Ilir Dedja, Dashamir Ymeraj dhe Renardo Nallbani ndërsa ndaj tyre ka të dhëna se rëndojë akuzat e “Pastrimit të parave” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tre masa të tjera ka të dhëna po ashtu se janë lëshuar për tre shtetas të huaj, por prokuroria është shumë e rezervuar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme