Dritan Dajti kërkon lirinë, dështon seanca gjyqësore në Elbasan, nuk u realizua  lidhja me video

Aktualitet | 2 vite më parë

Ka dështuar seanca gjyqësore për Dritan Dajtin në Elbasan, autorit të akuzuar  të vrasjes së katër efektivëve të policisë, në gusht të vitit 2009. Dajti kërkoi shoqërimin në Gjykatë, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie. Gjithashtu nuk u realizua as lidhja me video me kërkesë të të pandehurit,  për shkak të kushteve teknike.

Avokati mbrojtës. Alban Qafa kërkoi të dijë arsyet se pse Dritan Dajti mbahet në burgim ndërsa ka shlyer 25 vite burgim, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit.

“Nuk është kërkesë për lirim, por thjesht do të të dije Dritan Dajti për çfarë ndodhet në burg. Atë dënimin me 25 vite, që është përthith me 23 vite e ka kryer dënimin që me datë 4. Nuk lirohet. Do të dije nga IEVP se përse mbahet në burg.  Nuk ja japin përgjigjen me shkrim. Verbalisht i thuhet se ka një vendim të Gjykatë së Lartë, por që nuk është formë të prerë”, u shpreh avokati.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë zhbëri vendimin e Apelit dhe riktheu dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Por ky vendim sipas avokatit nuk ka marrë formën e prerë.

Dritan Dajti kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares Suela Lika nga procesi, ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë në orën 13:30. Ai u shpall fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme