Peleshi thirrje qytetarëve: Shmangni zjarrvënien e qëllimshme, dënohet deri në 15 vite

Në një postimin në rrjetin e tij social Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bën apel qytetarëve të ruajnë mjedisin nga zjarrvëniet e qëllimshme të cilat dënohen deri në 15 vite burg. Peleshi ka shkruar se në këto ditë të nxehta në të cilat ka hyrë vendi të kenë kujdes dhe se Forcat e Armatosura dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jenë në gatishmëri në terren për çdo rast.
“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë të larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.
Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto: -127, -128, -129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile: 08000911”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




