“Mësues për Shqipërinë”, hapet aplikimi në platformën e-Albania

Hapen aplikimet për konkurrim për punësim për “Mësues për Shqipërinë”. Për herë të parë, aplikimi i kandidatëve për “Mësues për Shqipërinë” bëhet përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”.
Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024.
Të gjithë kandidatët për mësues, përfshirë dhe parashkollorin (kandidatët që kanë qenë pjesëmarrës në portalet e mëparshme dhe kandidatët e rinj), kanë detyrim të ngarkojnë online dosjen për konkurrim.
Faza e parë është vlerësimi i dosjes së aplikantit, faza e dytë është testimi i informatizuar dhe në fazën e tretë shpallet lista përfundimtare së bashku me renditjen.
/rtsh./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




