75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kinën, Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm, Hongbo

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim Të Dërguarin e Posaçëm të qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Shqipërinë.
Vizita e Hongbo vjen në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen.
Bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.
Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.
Dy zyrtarët u fokusuan në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare.
( Sipas ATSH )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




