“Zot më jep forcë”, trupi i saj pluskonte në liqen, flet i riu që shpëtoi 69-vjeçaren

Aktualitet | 2 vite më parë

Kalimtarët e rastit kanë shpëtuar nga mbytja në Liqenin e Ohrit një 69 vjeçare ditën e djeshme. Fillimisht ishte një punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Pogradecit e cila, së bashku me një person tjetër, po përpiqeshin që të nxirrnin  trupin në breg, ku më pas i bashkohet dhe një person i tretë që së bashku i dhanë ndihmën e shpejt 69 vjeçares.

Në një bisedë telefonike për emisionin “Jetë Shqiptare”, i riu me iniciale  I.S tregon se fillimisht  ka parë dy persona në ujërat e liqenit që po mundoheshin për të nxjerrë në breg 69-vjeçaren dhe menjëherë i është bashkuar për t’iu ardhur në ndihmë.

Duke preferuar që mos të identifikohet për gjestin e bërë, 40 vjeçari  tregon se, “zakonisht e pi kafen ne hyrjen të Pogradecit dhe kur po dilja nga lokali në drejtim të vendit të punës shikoj dy persona që po përpiqeshin që të nxirrnin nga liqeni një trup”.

Menjëherë, vazhdon i riu, duke e kuptuar për çfarë bëhej fjalë i jam bashkangjitur dy personave dhe e kemi nxjerr trupin në breg dhe të tre kemi asistuar për ti dhënë ndihmën e parë të asaj zonjës dhe që ta rikthenim në jetë pasi nuk merrte frymë.

“Rreth orës 08:40  kemi arritur të nxjerrim zonjën dhe ajo ishte e pavetëdijshme dhe nuk merrte frymë. I kemi bërë frymemarrje artificiale derisa kanë ardhur forcat e rendit, që  duhet ti falënderoj se erdhën shumë shpejt,” tregon I.S.

Heroi i pa identifikuar i ngjarjes së djeshme të Pogradecit duke treguar detaje nga ngjarja, tha se aty kishte dhe persona të tjerë që kanë nguruar për të ardhur në ndihmë punonjëses së pastrim-gjelbërimit, ndaj ai ka dhënë një mesazh për gjithë shoqërinë që të bëjnë sa më shumë mirësi dhe vepra të mira.

“Nuk kisha fare hezitim për tu bashkangjitur dy personave por kisha një përzierje të çuditshme ndjenjash sepse e them me keq ardhje që një pjesë e mirë e njerëzve që ishin aty, ndoshta i kishte zënë paniku por nuk po i vinin në ndihmë atyre dy individëve.”

 Mesazhi që kam është se duhet të dëgjoni atë që është brenda jush për të bërë atë që është më e mira.

“Çdo person, çdo individi duhet të dije se kanë një dhuratë të mrekullueshme brenda ‘ dëshirën për të ndihmuar mos e kurseni sepse çdo person e ka mirësinë e shpirtin e vetë.”

Me  emocione i riu I.S tregon se në momentin e parë ka bërë një lutje duke thënë “Zot të Lutëm me jep Forcë” dhe me njëherë i jam afruar personave në  breg.

Personazhi i sotëm i Jetë Shqiptare” nuk e ka lënë me kaq miqësonin e tij heroik, ai ka shkuar dhe është interesuar për gjendjen e 69-vjeccares në spital.

Kam shkuar 2 apo 3 orë pas ngjarjes dhe jam interesuar në spital, vazhdon ai, dhe kam parë që mjekët i qëndronin tek koka dhe u gëzova që zonja ishte në gjendje më të mirë .

“Që në momentin që pash atë situatë dhe më pas kur pash që zonja nisi të merrte frymë apo dhe kur e pash në spital nuk kam rreshtuar duke iu lutur zotit që të më ndihmonte që të mblidhja mendjen dhe më pas kam falënderuar pa masë që zonja të ishte mirë dhe të vazhdonte jetën”, përfundon I.S.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme