Tiranë- Falsifikonte formularë, arrestohet Metodi Marku

Policia ka vënë në pranga shtetasin Metodi Marku pasi akuzohet për falsifikim të stampave dhe formularëve.
Marku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 3 vite burg, ndërsa është kapur këtë të martë në lagjen Ali Demi.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen Ali Demi, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve””, bëhet e ditur në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




