Vlorë – Hiqen 120 çadra dhe shezlonge pa leje, procedohet penalisht administratori

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Vlorës vijon kontrollet në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”,  në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, për pushuesit.

Sakaq këtë të diel (30 qershor) policia ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në vijën bregdetare Lungomare ndërsa procedohet penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh duke i vendosur çadrat dhe shezlongët pa lejen përkatëse.

“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme