Shtohet numri i bujtinave në Lekbibaj

Në Lekbibaj të Tropojës, turizmi malor dhe ngritja e bujtinave kanë shënuar rritje të dukshme. Kjo falë përmirësimit të infrastrukturës dhe mbi të gjitha bukurive të rralla, që ofron kjo pjesë e Alpeve Shqiptare. Tradita, kultura e trashëguar, mikpritja dhe gatimet, janë ftesa më e mirë për vizitorët vendas e të huaj.
Qerim Ymeraj i lëshoi trojet e veta shekullore në Lekbibaj të Tropojës tre dekada më parë në kërkim të një jëte më të mirë , por jo përgjithmonë. Ai dhe familja e tij janë rikthyer si investitorë duke ngritur dhe bujtinën e tyre.
70 vjeçari, vlerëson punën e bërë për përmirësimin e infrastrukturës në këtë perlë të natyrës dhe Alpeve Shqiptare. Ai është mbushur me krenari për vendlindjen, për lirinë, tarditën, kulturën , folklorin, xhubletën, lahutën e rapsodinë e kreshinkëve, e gatimet tradicionale të cilat i gjejnë bujtësit në këto anë.
Turizmi malor në Valbonë, Sylbicënë, Lekebibaj e Nikaj Mertuar, po merr përasa të vrullshme, me mbi 150 mijë vizitorë në një vit. Tashmë zonat nuk janë më të shkreta, e mbi të gjitha banorët që investojnë në këtë sektor sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
Gazetar Jonuz Hallaçi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




