U largua me vrap pas seancës gjyqësore, reagon Gjykata e Tiranës: Edmond Gashi doli nga dera e gjyqtarëve, iku pa policë

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Tiranës ka reaguar pasi la në fuqi masat e sigurisë për shtatë personat e përfshirë në skandalin e Spitalit të Onkologjikut.

Njëkohësisht Gjykata e Tiranës ka sqaruar se pas njohjes më masën e sigurisë arrest shtëpie, kirurg Edmond Gashi ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punës i gjykatës.

Gjykata e Tiranës thekson se Gashi është larguar i pashoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit të cilët duhet të bënin dërgimin e tij në shtëpi.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit“, thuhet në reagimin e Gjykatës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme