Rama publikon pamje nga shkolla “Fatos Lami” në Kamëz: Po rilind për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj

Shkolla “Fatos Lami” në Kamëz po rilind. Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga punimet që po bëhen për rikonstruksionin e shkollës, e cila është drejt përfundimit dhe po përgatitet të mirëpresë 700 nxënës e mësues.
“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz, “Fatos Lami” për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, ju uroj një ditë të mbarë’” shkruan Rama.
Shkolla 9-vjeçare do ofrojë mësim me standarte të larta për nxënësit e mësuesit , ndërsa do të ketë sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore e informatike dhe bibliotekë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




