Njohja e pensioneve me Italinë, nga data 6 korrik nis aplikimi i marrëveshjes së re

Aktualitet | 2 vite më parë

Ligji që u miratua në parlament në datën 16 maj, hyn në fuqi në datën 6 korrik, duke i hapur rrugë emigrantëve shqiptar të përfitojnë nga njohja e kontributeve të ndërsjella. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt në Romë dhe u miratua në të dyja parlamentet respektive, duke u dhënë mundësi bashkëkombësve tanë të marrin pensionet e pleqërisë, invaliditetit, apo hapësirat e sigurimit nga sëmundjet.

Ligji i ri u jep mundësi edhe familjarëve të përfitojnë sipas parashikimeve të marrëveshjes dypalëshe, si dhe shkëmbimin e të dhënave personale në bazë të legjislacionit ndërkombëtar për këto raste.

Prej vitesh mijëra shqiptar punojnë në Itali dhe ata do të jenë subjekt i drejtpërdrejtë përfitimi. Po kështu edhe shtetas italian që prej vitesh punojnë në Shqipëri përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.

Kjo është hera e parë që një marrëveshje e tillë hyn në fuqi, praktikë që po ndiqet edhe me shtete të tjera.

Gazetare: S. Agostini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme