Akuzohet për nxjerrje të informacionit, AMP pezullon nga detyra efektivin e policisë në Tiranë

Aktualitet | 2 vite më parë

Pezullohet nga detyra një punonjës i policisë në detyrë pranë komisariatit Nr. 4 Tiranë.

Agjencia Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se punonjësi E.D. 38 vjeç, me detyrë Ndihmës-Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” ka dhënë informacion një prej personave , familjarët e së cilit ishin në hetim.

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit.

Bëhet me dije se, vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

 Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme