Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belgë

Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas disa orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, dy turistë belgë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë morën njoftim se 2 turistë belgë, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.”, njofton policia.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




