Çfarë ndodh me trupin nëse konsumojmë për 12 ditë sheqer? Nutricionistja: Krijon varësi shumë të madhe

Një raport i OBSH tregon se industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme duke përdorur marketingun “mashtrues”. Sipas OBSH duhani, alkooli dhe ushqimet e përpunuara shkaktojnë 2.7 milionë viktima çdo vit në Evropë.
Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Msc.Dietologe klinike dhe Msc.Biologe Molekulare, Hyrida Basha tha se ka disa ushqime që krijojnë varësi dhe janë të dëmshme për shëndetin. Një prej tyre është sheqeri.
“Sheqeri krijon varësi brenda 12 ditësh, madje krijon varësi të tmerrshme. Siç e krijon dhe mund edhe të largohesh nga kjo varësi por duhet një vullnet shumë i madh”, tha ajo.
Një këshillë kishte edhe për ushqimet e ngrira në market apo dhe në frigorifer në shtëpi. Dietologia tha se sa më gjatë të qëndrojnë aq më shumë humbasin vlerat.
“Në momentin që ruhen nëpër markete krahas ngrirjes ka dhe konservantë që e tejkalojnë thjeshtë ngrirjen e këtij produktit. Kohëzgjatja që një produkt qëndron në ngrirje është i ndryshëm nga njëri tjetrit. Edhe spinaqi i ngrirë edhe në kushte shtëpie pas 6 muaj nuk do të ketë të njëjtin vlerë”, u shpreh dietologia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




