Avokati Kara plas “bombën”: Metamorfoza 4 do sjellë arrestimin e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve

Avokati Romeo Kara ka deklaruar në “Jetë Shqiptare” se do të ketë një megaoperacion tjetër “Metamorfoza 4”.
Ai paralajmëroi se ky megaoperacion do të shkojë në rangun më të lartë, duke prekur ish-kryeministra e ish-presidentë.
“Kemi thënë dhe po shihet se do vijnë një Metamorfozë tjetër. Metamorfoza pritet të sjellë që këta të bëhen me shokë shumë, do shtohen dhe burgjet.
Nuk do i mbyllin burgjet. Do shkojë deri në nivelin më të lartë si rang.
Besoj do ketë ish-kryeministra, ish-president, mund të ketë kryeministra presidentë. Le të mendojmë se ku është e drejta le të vendoset”, tha avokati.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




