Balla: Ditët në vijim çojmë në qeveri pr.ligjin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se ditët në vijim do të kalojë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.
Gjatë fjalës së tij nga Konferenca Evropiane e Interpolit, Balla deklaroi se do të godasin krimin në asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale.
Ky pr.ligj, u shpreh ministri, do të jetë një instrument i mirë për bashkëpunim me Interpolin dhe agjencitë e vendeve partnere, për të ndëshkuar krimin.
“Në ditët në vijim ne do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila do jetë një instrument i shkëlqyer qoftë për të bashkëpunuar qoftë me Interpolin, qoftë dhe me agjencitë e vendeve partnere, për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kem mundësi në ditët në vijim në një komunikim tjetër me ju, për të shpjeguar ligjin e ri të zyrës së rikuperimit të aseteve”, u shpreh Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




