Kuvendi pritet të diskutojë rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Aktualitet | 2 vite më parë

Kuvendi i Shqipërisë i cili do të mblidhet këtë të mërkurë në seancë plenare, pritet të diskutojë projektligjin që parashikon rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të ndryshohet.

Sipas propozimit të ri paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. 

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme