Mbollën parcela me kanabis në pyjet e Shkodrës, tre vëllezër në kërkim. Në hetim edhe dy punonjës të OSHEE

3 vëllezër janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se janë autorët e mbjelljes së disa parcelave me kanabis në pyjet e Shkodrës. Pas monitorimit të territorit me dron, policia identifikoi disa parcela me kanabis mes pyjeve në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”.
Efektivët asgjësuan 24 759 bimë kanabisi, ndërsa shpalli në kërkim vëllezërit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll.
Gjithashtu në hetim në gjendje të lirë janë edhe dy punonjës të OSHEE, pasi sipas efektivëve nuk konstatuan lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për kultivimin e kanabisit.
Nën hetim janë T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




