Ndezi cigaren teksa furnizonte mjetin me karburant, makina merr flakë, plagosen babë e bir në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz, por në momentin që mjeti po furnizohej, shoferi ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit, e duke shkaktuar përfshirjen e mjetit nga flakët.
Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur kështu një ngjarje shumë më të rëndë.
Nga flakët janë përfshirë babë e bir të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e përfshirjes së mjetit nga flakët.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




