OSBE-ja dhe Policia e Shtetit organizojnë demonstrim rajonal të aftësive të qenve të policisë në zbulimin e narkotikëve dhe armëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit organizojnë, për herë të parë, në Shqipëri, një demonstrim rajonal të aftësive të qenve të policisë në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit.
Marrin pjesë njësitë e qenve të policisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Të pranishëm do të jenë ambasadori i Prezencës së OSBE-së Michel Tarran, Ministri Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku.
Veprimtaria është pjesë e projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




