Macron: Dita e Zbarkimit nuk do të harrohet kurrë!

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi ushtarët e dislokuar në zbarkimin e aleatëve në Normandi, 80 vjet më parë, në ngjarjet që përkujtonin fillimin e fushatës së vitit 1944 për çlirimin e Evropës nga Gjermania naziste.
“Ata lanë gjithçka pas dhe morën të gjitha rreziqet për pavarësinë tonë, për lirinë tonë. Ne nuk do ta harrojmë atë”, theksoi Macron në varrezat amerikane të Normandisë në Colleville-sur-mer, në prani të presidentit amerikan, Joe Biden dhe rreth 170 veteranëve.
”Bota e lirë kishte nevojë për secilin prej jush dhe ju erdhët. Ju e luftuat këtë luftë përkrah nesh dhe ne fituam”, theksoi ai.
Macron nderoi 11 veteranë amerikanë me urdhrin e ”Kalorësit të Legjionit të Nderit”.
Aty ku ishte e mundur, burrat e ulur në karrige me rrota u ngritën për të marrë nderin e lartë.
”Ju keni ardhur këtu, kështu që do të jeni përgjithmonë në shtëpi në tokën franceze dhe ne nuk do ta harrojmë”, theksoi Macron.
Biden gjithashtu shtrëngoi duart me veteranët.
Më parë, gjatë një ceremonie në varrezat ushtarake britanike në Ver-sur-Mer, Macron i dha nderimin e lartë veteranit britanik Christian Lamb, i cili ishte i rëndësishëm në planifikimin e operacionit të zbarkimit në bregdetin verior të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




