Akuzoi babanë për abuzim seksual, avokati i Bledar Rakos: Vajza mashtroi, ja çfarë tha në Gjykatë

Avokati i Bledar Rako ka zbuluar detaje të reja në lidhje me akuzat ndaj klientit të tij për abuzim seksual me të bijën. Avokati rrëfeu ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se vajza e Rakos ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me akuzat ndaj babait.
Dëshmia e saj, sikurse sqaron avokati, është e regjistruar dhe do të përdoret në seancën gjyqësore.
Avokati thekson më tej, se vajza kishte kërkuar urdhër-mbrojtje ndaj babait në momentin që ky i fundit ndodhej në burg. Dhe në një seancë për saktësimin e urdhërit të mbrojtjes, vajza ka pranuar edhe faktin se ka mashtruar në lidhje me akuzat dhe dëshminë për abuzim seksual me dhunë.
“Atë ditë pas mbarimit të seancës gjyqësore ne hymë në një seancë tjetër për të konstatuar urdhrin e mbrojtjes, pasi kishte një kërkesë që ishte firmosur nga e bija, viktima. Ligjërisht dhe paradoksalisht ai është në burg dhe çfarë urdhri-mbrojtje do kërkohet në këtë rast.
Ato në seancë gjyqësore deklaruan se e gjithë kjo është një diçka e shpifur nga vajza, në kushtet që vajza është ndjerë e fyer. Në seancën civile për urdhrin e mbrojtjes e deklaroi, por është e incizuar, në audion e gjykatës se si viktima dhe e shoqja mbajtën qëndrim që bien kundër akuzës. S’mund të ketë urdhër-mbrojtje kur palët heqin dorë. Por ndërkohë që hoqën dorë shpjeguan edhe ngjarjen.
Ne kemi bërë kërkesë për të marrë audion e për ta përdorur në cilësinë e provës se është bërë në gjykatë”, deklaroi avokati i Bledar Rakos.
Avokati bëri me dije se arsyeja e akuza të vajzës së Bledarit, lidhet me faktin se ky i fundit i kishte bllokuar së bijës telefonin për shkak të bisedave të papërshtatshme që kishte gjetur në të.
“Nuk del të ketë pasur konflikt. Por në një moment pasi babai ka bllokuar telefonin për biseda të papërshtatshme për 4-5 ditë rresht të së bijës, ajo ka kaluar në agresivitet jo normal dhe ka sajuar këtë histori me të ëmën.
Nëna ka qenë e interesuar dhe kur ka ardhur i shoqi e ka pyetur. Ai i ka thënë ça është ky muhabet se kjo është e turpshme. Por ata kanë marrë një deklarim sikur nëna ka thënë kam dëgjuar nga im shoq, që vetëm të mos jem në këtë dynja ta kem bërë atë veprim.
Vajza thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale para një dite dhe akti i ekspertimit do e nxirrte. Apo dhuna fizike e përdorur gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale, sikurse e ka marrë policia që ka pasur njolla në trup e duar por nuk janë ndeshur. Sepse hematomat ndeshen, janë evidente, por nuk kemi të tilla të evidentuara nga akti’, theksoi avokati.
48-vjeçari u arrestua më 21 maj nga policia e Kavajës pas kallëzimit të së bijës, e cila deklaroi në polici se ishte abuzuar seksualisht nga i ati prej 4 vitesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




