Kryetarja e Kushtetueses: Nuk ka stok çështjesh të prapambetura, buxheti i pamjaftueshëm

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj në një konferencë për media ka bërë me dije se Kushtetuesja nuk ka çështje të prapambetura. Ndërsa bëri bilancin e punës së kësaj gjykate gjatë 2023-shit, Zaçaj shprehu pakënaqësi në lidhje me buxhetin.

Ajo theksoi se ndonëse me buxhet të pamjaftueshëm, Kushtetuesja ka ndërmarrë nisma konkrete në përmirësimin e veprimtarisë funksionale në disa drejtime.

“54 kërkesa gjatë nëntor-dhjetor 2023 në fazë shqyrtimi paraprak. Nuk ka stok çështjesh të prapambetura. Gjatë 2023, janë arsyetuar 353 vendime prej të cilave 70 vendime përfundimtare; 38 vendime moskalimi të mbledhjes së gjyqtarëve; dhe 245 vendime moskalimi të kolegjeve të gjykatës.

Gjykata ka bërë përpjekje për përmbushje objektivash strategjikë dhe institucional me qëllim dhënin e një drejtësie kushtetuese funksionale.

Edhe pse me buxhet të pamjaftueshëm për nevojat e saj, Gjykata Kushtetuese me një vizion të ri të trupës ndërmori nisma konkrete për përmirësimin e veprimtarisë funksionale në disa drejtime”, tha ajo.

Sa i përket teknologjisë së informacionit, Zaçaj theksoi se do e sjellë gjykatën në epokën digjitale dhe se pritet të materializohet gjatë 2024-2025

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme